Sot (2 maj), shënohet ‘Dita Botërore e Astmës’, e krijuar nga Iniciativa Globale për Astmën, një organizatë bashkëpunuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e themeluar në vitin 1993 dhe kjo ditë shënohet çdo vit, në të martën e parë, të muajit maj.
Shënimi i kësaj dite ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjen e astmës në mbarë botën, ku pjesa më e madhe e të sëmurëve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje, ndodhen në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Motoja e këtij viti, për të shënuar ‘Ditën Botërore të Astmës’, është “Kujdesi ndaj astmës, për të gjithë”, që promovon zhvillimin dhe zbatimin e programeve efektive të menaxhimit të astmës, në të gjitha vendet e botës.