– Me 31 mars, të vitit 1989, hard/rock bendi Guns N’ Roses, publikuan këngën e tyre të titulluar “Patience”.
– Me 31 mars, të vitit 1987, këngëtari Prince, lansoi albumin e nëntë me radhë, të titulluar “Sign o’ the Times”, i cili përmbante edhe tri hitet më të mëdha, si “’If i was Your Girlfriend’, ‘U Got the Look’ dhe ‘Sign o’ the Times”. Në vitin 1989, Revista “Time Out” e renditi këtë album si më të mirin të të gjitha kohërave.
– Në po këtë datë, të vitit 1994, këngëtarja Madonna, bëri një skandal medial në emisionin “The Late Show” me David Letterman, të cilit ia dha veshjet e saja të brendshme, drejtpërdrejtë në emision. Ai më pas i futi ato në sirtarin e tavolinës së tij.
– Në këtë datë, të vitit 2019, reperi dhe kantautori amerikan, Nipsey Hussle, u vra në parkingun e dyqanit të tij në LA, në moshën 33 vjeçare.