– Me 15 mars, të vitit 1998, këngëtarja Madonna, arriti që të klasifikohet për herë të gjashtë në maje të top listës së albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e saj të shtatë, të incizuar në studio, të titulluar ‘Ray Of Light’.
Deri në këtë vit, asnjë artiste tjetër femër nuk ka arritur të kishte më shumë se tre albume në pozitën e parë në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në po këtë datë, të vitit 1988, rock legjenda, Sir Mick Jagger, filloi turneun e tij të parë solo, në Japoni dhe koncertin e tij të parë, që nga viti 1982. Koncerti përfshiu këngët të cilat nuk u interpretuan nga bendi, The Rolling Stones, për një kohë të gjatë, duke përfshirë këngët ‘Ruby Tuesday’, ‘Sympathy For The Devil’ si dhe ‘Foxy Lady’.
– Me 15 mars, të vitit 2019, koleksioni i artit të George Michael u shit në një ankand, duke mbledhur më shumë se 11 milionë funte për bamirësi.