– Më 14 mars, të vitit 2006, rock bendi U2, kryesuan listën vjetore të revistës ‘Rolling Stone’ si bendi me të ardhurat më të larta, me 154.2 milion dollarë. Bendi The Rolling Stones u radhitën në vendin e dytë, The Eagles në vendin e tretë, ndërsa Paul McCartney ishte në vendin e katërt.
– Më 14 mars, të vitit 1995, Tupac (2Pac) Shakur u bë solo artisti i parë mashkull që kishte një album nr.1 në SHBA, përderisa qëndronte në burg.
– Në këtë datë, të vitit 1998, pop bendi The Backstreet Boys, u paraqitën për herë të parë në emisionin ‘Saturday Night Live’ dhe performuan hitin e tyre “As Long As You Love Me”.
– Më 14 mars, të vitit 1980, Quincy Jones u bë me yllin e tij, në bulevardin ‘Hollywood Walk Of Fame’, në New York.