Javën e kaluar në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovë, është hedhur shorti për ekipet çerek finaliste, për kupën e Kosovës. Skuadrat që luajnë në këtë fazë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve. Ndeshja derbi në këtë rreth, është ajo në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, por që nuk duhet lënë anash as takimi mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.
Llapi e mirëpret Malishevën, ndërsa Vushtrria-Beharin.
Shorti i çerekfinales:
Trepça ‘89 – Gjilani
Llapi – Malisheva
Vushtrria – Behari
Prishtina – Ballkani.
Takimet e lartpërmendura do të zhvillohen me datën 15 mars.