Data e nesërme 15 mars, është dita kur vozitësit nuk janë të obliguar të kenë gomat e dimrit, pasi që sipas ligjit të Kosovës për rregullat e trafikut rrugor, ndërrimi gomave të verës me ato të dimrit mund të bëhet nga data 15 nëntor e deri më 15 mars. Është kjo periudhë ku për shkak të kushteve atmosferike, shpesh ndodhemi në situata jo të mira dhe e gjithë kjo vjen nga neglizhenca jonë ndaj mirëmbajtjes së veturës.
Ekspertët shpjegojnë se me ngritjen e temperaturave, gomat e dimrit bëjnë shumë zhurmë, konsumohen më shumë dhe koha e frenimit është me e gjatë, ndërsa gomat e verës kanë performancë shumë më të lartë në frenim dhe përbërja e tyre speciale mundëson që të kenë nivel shumë më të ulët të zhurmës.