– Më 31 janar, të vitit 1969, Led Zeppelin performuan në ‘The Fillmore East’ të New York-ut, gjatë turneut të parë të grupit në Amerikën e Veriut. Kjo ishte një nga performancat më të fuqishme Live, nga Led Zeppelin.
– Në këtë datë, të vitit 1970, grupi Jackson 5, u renditën të parët në top listat muzikore amerikane, me këngën ‘I Want You Back’.
– Në po këtë datë, të vitit 1976, grupi ABBA morën kryesimin e top listës britanike, me këngën ‘Mamma Mia’, duke rrëzuar nga kjo pozitë bendin The Queen, ku për nëntë javë qëndronin në pozitën e parë, me hit këngën ‘Bohemian Rapsody’.