Historikisht, qeni është njëra ndër kafshët më të dashura për njeriun, është dëshmuar në shumë ngjarje, në shumë raste që qeni është jashtëzakonisht besnik ndaj pronarit të tij. I mjafton vetëm pak dashuri, përkushtim apo përkëdhelje, që më pas dashurinë t’ia rikthej në mënyrë të shumëfishuar.
Një studim i mëhershëm, ka zbuluar se arsyeja pse i duam qentë është fiziologjike. Kur ata dhe njerëzit shikojnë njëri tjetrin në sy, lirohet hormoni i oksitinës, i cili është i njëjtë me atë që lirohet, kur prindërit i shikojnë fëmijët e tyre. Ju që keni qenë në shtëpi apo që doni të adoptoni ndonjë të tillë, mund të thuhet se prania e tyre në jetën tuaj, ju ofron shumë më shumë sesa lumturi dhe dashuri, meqë kafshët shtëpiake mund të ndihmojnë që të ulin nivelin e stresit dhe të ua rrisin vetëvlerësimin.