– Më 31 korrik, të vitit 2010, këngëtarja Alicia Keys u martua me producentin Swizz Beatz (Kasseem Dean), në një ceremoni private në ishullin e Korsikës. Keys ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Egjipt.
– Më 31 korrik, të vitit 1959, këngëtari Cliff Richard, qëndroi në vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me ‘Living Doll’.
– Në këtë datë, por të vitit 1988, kënga “Roll With It” nga Steve Winwood zuri vendin e parë, në top listat e Billboard, duke qëndruar aty për katërt javë rresht.
– Në po këtë datë, por të vitit 1976, këngëtari George Benson, arriti që të klasifikohet në vendin e parë, në top listën e albumeve më të dëgjuara ‘Billboard’, në SHBA, me albumin e tij ‘Breezin’.