Dita e parë e vjeshtës do të shënohet nga organizata ‘Hiking Njeri’, me një ecje malore në Koshutan në ‘Majën e Dromodolit’, me lartësi 2120 lartësi mbi detare.
Ben Islami i cili është kryetar i organizatës ‘Hiking Njeri’ dhe njëri nga organizatorët e ecjes për Radio KFOR-in, tregoi për eksperiencën unike që do të kenë pjesëmarrësit në këtë ecje malore, duke treguar edhe detaje të tjera:
“Koshutani i mrekullueshëm ofron pamje përrallore me pisha, stane, lule të llojeve të ndryshme, bjeshkë gjithandej dhe burime të ujit. Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarët, sepse gjatë ecjes do të kemi pushime të vazhdueshme. Gjatësia komplete e ecjes (ngjitje-zbritje) është rreth 17 km dhe hyn në ecje me vështirësi mesatare”.
Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit) në shkollën fillore ‘Ismail Qemali’, në orën 07:00 të mëngjesit. “Hiking Njeri” fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin deri të shtunën, përmes telefonit +383 45 834141 (viber), çdo ditë nga ora 13 e pasdites deri në orën 20:00.
Ky aktivitet përveç të mirave shëndetësore që sjellë, po ashtu ofron një një eksperiencë unike me bukuritë natyrore të këtij vendi.