Adhuruesit e artit nga sot (30 shtator) e deri më 12 tetor në Galerinë “Qahili” do të kenë mundësi të shohin nga afër ekspozitën “Realitete të Zgjeruara” të artistes gjermane, Monika Kropshofer.
Arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut – fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj.
Arkitektura dhe elementët e saj – fasadat, dritaret, shkallët por edhe gjërat laike janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të Monika Kropshofer. Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës.