1 tetori shënon fillimin e vitit të ri akademik, në arsimin universitar të Kosovës.
Pikërisht për këtë ditë (1 tetor), Universiteti i Prishtinës ka organizuar “Ditën e Orientimit të Studentëve të Rinj”.
Ky event do të fillojë në orën 10:00, ndërsa do të mbahet te kampusi para Bibliotekës “Pjetër Bogdani, në Prishtinë”.
Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë ditë orientuese do të marrin pjesë fakultetet dhe të gjitha zyrat që kanë kontakt me studentë, në mënyrë që studentët e rinj të informohen nga afër lidhur me studimet në Universitetin e Prishtinës.
Në të njëjtën kohë, ata u kanë bërë thirrje studentëve të rinj që të nisin mbarë studimet duke marrë pjesë në këtë event dhe duke takuar kolegë dhe stafin e fakultetit në të cilin do të vijojnë studimet.