Data e sotme (18 mars), i dedikohet ‘Ditës Botërore të Riciklimit’, e cila ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e riciklimit, ekonomisë qarkulluese dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, e themeluar nga Fondacioni Botëror i Riciklimit. Përveç burimeve jo rinovuese, si uji, ajri, gazi natyror, qymyri dhe mineralet, ky fondacion e njeh riciklimin si burim të domosdoshëm, i cili ndryshe nga të tjerët, është rinovues.
Fondacioni Global i Riciklimit do të organizojë një konkurs për të shënuar ditën e quajtur “Heronjtë e Riciklimit 2023”. Bizneset e nominuara që kanë vazhduar të riciklojnë gjatë, njërës prej periudhave më të vështira ekonomike, do të konkurrojnë për një çmim prej 1.000 dollarësh.
Shumë vende në mbarë botën e kanë kuptuar rëndësinë e riciklimit, ndaj e aplikojnë atë në mënyra të ndryshme, ndërsa në Ballkanin Perëndimor situata është më ndryshe. Fondacioni Global i Riciklimit mbështet promovimin e riciklimit dhe industrisë së riciklimit në të gjithë botën, me qëllim që të shfaqë rolin e tij jetësor në ruajtjen e të ardhmes së planetit tonë. Fondacioni promovon ‘Ditën Globale të Riciklimit’ si dhe programe të tjera arsimore, projekte ndërgjegjësimi dhe iniciativa inovative, të cilat fokusohen në zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të riciklimit.