– Me 18 mars, të vitit 1979, ka lindur vokalisti i pop/rock bendit Maroon 5, Adam Levine. Kënga e Maroon 5 e titulluar ‘She Will Be Loved’, është një nga këngët më të dëgjuara të tyre.
– Në këtë datë, të vitit 1972, Paul Simon realizoi albumin e tij të parë solo. Albumin e titulloi me emrin e tij ‘Paul Simon’ kryesoi top listat muzikore, në Mbretërinë e Bashkuar.
– Me 18 mars, të vitit 2013, këngëtari David Bowie, në moshën 66 vjeçare publikoi albumin ‘The Next Day’. Këngëtari e mbajti sekret incizimin e albumit, duke i bërë të gjithë bashkëpunëtorët që punuan në këtë album, të nënshkruajnë një marrëveshje konfidenciale.