Në urën kryesore në Mitrovicë, me datën 29 shtator, do të organizohet për herë të parë ‘Festivali i Kafes’, i organizuar nga Community Building Mitrovica (CBM) e mbështetur nga USAID. Në këtë festival do të ketë aktivitete të ndryshme, me përfaqësuesit e ‘Rrethit Koheziv’, muzikë ku do të performojnë grupet: Mitrovica Rock School, Jimmy Mustafa, DJ Butrint Behrami dhe DJ Svacko. Po ashtu, do të ketë art dhe punëdore nga ‘Bonevet Mitrovica’ dhe ‘Instalacion Artistik i Hapur për Qytetarë’, nga Milan Dobric.
Qëllimi i festivalit të lartpërmendur, është bashkimi i komuniteteve në Mitrovicë dhe regjion, për të shijuar ditën me një kafe, me muzikë live dhe me biseda fqinjësore.