– Me 26 shtator, të vitit 1987, Michael Jackson, qëndroi për gjashtë javë në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tij ‘Bad’. Albumi u publikua rreth pesë javë, pasi që ai publikoi albumin e tij të famshëm ‘Thriller’. Albumi ‘Bad’, është një nga albumet më të shitura në botë, me mbi 40 milion shitje në gjithë botën. Pesë këngë nga ky album, po ashtu mbanin pozitat e para të top listave muzikore në SHBA, Angli dhe në Evropë.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja amerikane, Christina Milian, e lindur në vitin 1981, në New Jersey. Ajo ishte në pozitat e para të top listave amerikane, në vitin 2002, me këngën ‘AM To PM’. Po ashtu kënga e saj e publikuar në vitin 2004 ‘Dip it Low’, ishte një nga këngët më të dëgjuara të atij viti. Emri i saj i vërtetë është, Christine Flores.