‘Manifesta 14’ këtë vit do të hapë dyert e saj për publikun me 22 korrik dhe aktualisht është duke finalizuar përgatitjet për programin 100 ditor, në 25 lokacione dhe hapësira nëpër Prishtinë. Derisa kanë mbetur edhe shtatë javë deri në hapjen e Bienales Nomade Evropiane, bienalja po lanson programin e Guidave të Ndërmjetësuara, të qasshme për rezervim nga të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ndryshe nga modeli tradicional i turneve me guidë, ‘Manifesta 14’ do të ofrojë guida të ndërmjetësuara për të gjithë qytetarët e interesuar.
Ekipi i ‘Manifesta14’, do të ecin e do të flasin me vizitorët nëpër hapësirat ekspozuese dhe veprat e artit, njëkohësisht duke krijuar një përvojë interaktive. Secili udhëtim do të zgjasë 90 minuta dhe këto udhëtime/turne janë falas për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa lokacionet janë: Grand Hotel Prishtina, Biblioteka Kombëtare, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ish-Shtëpia e Mallrave Gërmia, Muzeu i Kosovës dhe shumë lokacione tjera.
Për të mësuar më shumë rreth Guidave të Ndërmjetësuara, pjesëmarrjen tuaj mund ta rezervoni nëpërmes vegëzës së mëposhtme: https://manifesta14.org/sq/guidat-e-ndermjetesuara/guidat-e-ndermjetesuara/