Këtë vit misioni i KFOR-it në Kosovë, mbush 23 vjet, që nga prezenca e tyre dhe misionit fisnik që bart, për të siguruar paqe dhe siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Punonjësit civil, për më shumë se dy dekada u bën pjesë e misionit të KFOR-it, duke kontribuar në sektorë të ndryshëm.
Besa Mehmeti është një nga punonjëset e para të sektorit civil, e cila me përkushtim dhe dashuri u bë pjesë e kësaj shtëpie të madhe. Në një intervistë në studion e Radio KFOR-it, në prag të shënimit të 23 vjetorit të prezencës së KFOR-it në Kosovë, ajo ndau me dëgjuesit përvojën, kujtimet dhe dashurinë e madhe që ka për punën e saj: “Është ndjenjë shumë e mirë të jem pjesë e KFOR-it dhe që nga fillimi i punës sime, në vitin 1999, me shumë energji pozitive kam ardhur në punë, sepse të punosh për misionin e KFOR-it është kënaqësi dhe privilegj dhe ndihem me fat që punoj në KFOR. Po ashtu konsideroj që me kolegët e mi, me të cilët punoj që nga fillimi, jemi bërë si një familje. ”
Znj. Besa, theksoi se një nga momentet e shumta të bukura gjatë punës në KFOR, ishte një eksperiencë unike për të rreth vitit 2003-2004, një fluturim me helikopter nga Prishtina për në Shkup, të cilën ajo nuk do e harroj asnjëherë.
Gjatë këtyre 23 viteve, znj. Mehmeti, po ashtu tregoi që mëngjeset e saja, çdo ditë nisin me zërin e Radio KFOR-it, që është shoqëruesi i saj i përditshëm, duke falënderuar Radio KFOR-in për këtë intervistë dhe gjithë misionin e KFOR-it, për prezencën e tyre në Kosovë.