Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka njoftuar se me miratimin e masave të reja anti-COVID, do të ketë lehtësime, por bëri thirrje që secila veprimtari që do të ketë lehtësim të masave, të pranojë vetëm qytetarë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.
Sipas Ministrit, masat kanë hyrë në fuqi nga dita e shtunë (05.02.22) dhe me masat e reja, ora policore do të fillojë nga ora 00:00 deri në ora 05:00, ndërsa gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.
Ndërsa, të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë, duhet të dëshmojnë se kanë marrë dy doza të vaksinës. Ata që kanë një dozë të vaksinës, duhet ta kenë edhe testin PCR. Po ashtu, mbajtja e maskës mund të hiqet në ambientet e jashtme dhe fitneset të hapen.
Ministri Latifi, ka bërë thirrje që çdo veprimtari, të cilës i janë lehtësuar masat, duhet që të pranojnë vetëm ata qytetarë që kanë dy doza të vaksinës.