Shefi i Menaxhmentit të Trajtimit të Eksplozivëve (ETM) të KFOR JENG, z. Ciprian Andrica, në një intervistë dhënë Radio KFOR-it, tregoi se Kosova është ende e kontaminuar me mina tokësore dhe eksplozive: “Si çdo pjesë tjetër e botës që është përballur me konflikte të armatosura, për fat të keq po, edhe Kosova është ende e kontaminuar me mina dhe eksplozivë të tjerë. Këto ditë po përballemi me një kërcënim të mbetur prej 75 zonave të rrezikshme, të cilat ende cenojnë sigurinë e njerëzve në disa zona specifike në Kosovë.”