Letërsia vazhdimisht pasurohet me tituj të rinj. Edhe në këtë fillim pranvere, libraria Dukagjini është përkujdesur që të sjellë tek lexuesit veprat më të reja nga shkrimtarë botërorë e vendorë. Kështu mësuam nga koordinatorja e librarisë ‘Dukagjini’ Iliriana Hasaj:
“Meqenëse ka vazhdimisht tituj të ri, të cilët i kemi në librarinë tonë, qoftë në gjuhën angleze apo shqipe, disa që do i veçoja dhe që janë me interes më të madh për lexuesit, në gjuhën angelze do veçoja këto vepra: “Three Sisters” të autores së famshme Heather Morris, ku sjell historinë e vërtetë të tre motrave dhe përjetimeve të tyre në një kohë kthese në historinë e botës, pastaj është libri “Heart Thoughts” i autores amerikane Louise Hay, që po ashtu është një nga autoret e parapëlqyera, e cila përmes veprave të saja na udhëzon dhe këshillon të bëjmë një jetë më të mirë, ta shërojmë mendjen dhe shpirtin tonë. Pastaj kemi librin “To Paradise” nga Hanya Yanagihara, e cila po ashtu është kthyer në një autore shumë të dashur të mijëra lexuesve. Nga gjuha shqipe do të veçoja librin “Udhëtim për Ty” nga Donjeta Ahmeti, po ashtu një libër që duhet përmendur është vepra “Të Lirë” nga autorja Lea Ypi, e cila tashmë ka bërë dhe është libër që po kërkohet e lexohet shumë.”
Të lexuarit pasuron mendjen, fjalorin dhe imagjinatën tonë. Prandaj, bëjeni leximin pjesë të rutinës suaj të përditshme.