– Me 29 mars, të vitit 2019, këngëtarja Billie Eilish lansoi albumin e saj debutues “When we all fall asleep, where do we go”.
– Më 29 mars, të vitit 1966, rock legjenda Mick Jagger, u lëndua rëndë gjatë një koncerti në Marsejë të Francës, pasi një tifoz e gjuajti në skenë me karrige.
– Në po këtë datë, të vitit 1980, albumi “The Dark Side of the Moon” i rock bendit Pink Floyd, kaloi javën e 303-të në tabelën e albumeve më të dëgjuara në SHBA, duke lënë pas albumin “Tapestry”, nga Carole King.
– Në këtë datë, të vitit 2007, yjet Rihanna dhe Jay Z, lansuan këngën “Umbrella”, e cila menjëherë u radhit në pozitat numër 1, në top listat e vende të ndryshme të botës.