Ky artikull i fundit konsideron hapin e fundit, i cili është kur ne e zbulojmë se duhet të punojmë për një “botë të re”. ‘COVID-19’ mund të shihet me lente të dyfishtë: mund të rrisë ose frikën ose dashurinë; mund të shihet si një armik për të luftuar ose si një mundësi për të kuptuar thelbin tonë shumë më thellë. Përpara një ngjarje ne gjithmonë kemi zgjedhjen që t’i japim asaj një vlerë, të mirë apo të keqe, e zgjedhja është e jona. Në mënyrë të natyrshme, ka njerëz që do ta konsiderojnë një ngjarje si të turpshme, duke akuzuar dikë ose diçka tjetër, duke kërkuar kush ose çfarë është fajtori për nxitjen e saj dhe ka njerëz që do të shkojnë përtej ngjarjes dhe do të kërkojnë mësimet që na i sjell.
Ata që zgjedhin vlerën negative e zgjedhin mënyrën e mos marrjes së përgjegjësisë dhe kjo çon në zemërim dhe tension. Ata që i atribuojnë vlerën pozitive zgjedhin mënyrën e marrjes së përgjegjësisë ndaj vetvetes dhe zhvillojnë mirëkuptim, empati dhe harmoni ndaj të tjerëve. Në të dy rastet, ne e shikojmë realitetin e ngjarjes nga këndvështrime krejtësisht të ndryshme.
Qëndrimi pozitiv kërkon punë të përditshme, angazhim dhe një vullnet të fortë, kundër një qëndrimi negativ. Personi pozitiv zgjedh të shkojë në majë të malit, duke ecur nëpër një rrugë të vështirë, duke vuajtur dhe duke pasur vështirësi. Personi negativ nuk dëshiron të vuajë dhe ka tendencë të zgjedhë rrugën më të lehtë të një teleferiku. Ata të dy shohin të njëjtin peizazh, por do ta shohin dhe e ndiejnë atë shumë ndryshe. Në jetë, “si” bën gjithnjë ndryshimin.
Sfida e ‘COVID-19’, na vë para një kryqëzimi midis “botës së re” dhe asaj të vjetrës. Qytetërimet stërgjyshore gjithmonë e kanë konsideruar planetin tonë dhe banorët e tij, të jenë flora ose fauna, Nënë e tyre që i ushqen ato. Nga ana tjetër, modeli tradicional i shkencës dhe mjekësisë së “botës së vjetër”, i konsideron gjërat të ndara nga pjesa tjetër, nga ato që ne i shohim si realitet.
Gjithçka në planet është trajtuar si një tokë pushtimi, në të cilën më e forta, më e fuqishmja ka epërsinë. Kjo vlen edhe për organet e një personi, të cilat medicina i konsideron të shkëputura nga trupi gjithashtu. Ky model e bazon realitetin në konkurrencë (të gjithë kundër të gjithëve). Nëna tokë dhe njerëzit që e banojnë atë; janë abuzuar rregullisht dhe dhunuar në mënyra të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit: ndotja, zjarret, luftërat, modifikimet kimike dhe rrezatimi.
Shumë krime dhe abuzime janë kryer gjithnjë e më shumë. Pa e kuptuar se ne, si banorë, kemi përgjegjësinë të kujdesemi për planetin tonë sikur të jetë trupi ynë. Ne nuk kemi ndonjë autoritet ta dominojmë, por përkundrazi, ne kemi përgjegjësinë ta mbrojmë atë.
“Bota e re” ka karakteristikën për të qenë bashkëpunues (të gjithë me të gjithë e kundërta me të gjithë kundër të gjithëve). Evolucioni kalon përmes dashurisë dhe deklarimit të gëzimit të saj, mirësisë, bashkimit, bashkëjetesës me të gjitha qeniet e gjalla. Nëse mendojmë me trurin tonë të majtë, i cili është i lidhur me racionalen, analizimet dhe sasinë, do të shohim ndarjet. Nëse mendojmë me trurin tonë të djathtë i cili është i lidhur me kreativitetin, intuitën dhe cilësinë e jetës, ne shohim dhurimin dhe bashkimin pa ndonjë kufi (në natyrë ato nuk ekzistojnë) dhe gjuhët universale si çdo emocion dhe formë arti.
KFOR është shembulli në të cilin truri majtë dhe i djathtë janë të balancuar në mënyrë të përkryer dhe ku ushtarët nga 27 vende të ndryshme, duke folur 20 gjuhë të ndryshme, janë të bashkuar për të luajtur si një orkestër, për të promovuar dialogun dhe tolerancën. Format e artit si muzika, piktura ose matematika: të gjitha thyejnë çdo formë të ndryshimeve shoqërore, siç po bën KFOR-i tashmë 21 vjet. A ka veprime konkrete që ne mund të bëjmë për të qenë ndryshimi dhe të bëjmë zgjedhjen e duhur për të hyrë në “botën e re”? Përgjigja është po.
Disa veprime konkrete për tu marrë në konsideratë për të zhvilluar praninë e gjendjes tonë, janë si në vijim:
- Dashuria. Kur bie në dashuri, truri lëshon kimikate si vazopressina, adrenalina, dopamina dhe oksitocina që ndezin receptorët nervorë dhe e bëjnë njeriun të ndiejë kënaqësi dhe një sens euforik të qëllimit. Dashuria nuk i drejtohet vetëm një personi, por mund të ndjehet kur ne tërhiqemi nga diçka që kap gjithë shqisat tona, si një çudi e natyrës.
- Udhëtimi. Është shumë e rëndësishme të njohësh veten. Dikush mund të kalojë në situata sfiduese kur njeriu duhet të jetë i shkathët dhe të mendojë ndryshe, anash dhe tërthorazi. Një zhvillon një seri të re të aftësive që ai nuk dyshon ti ketë brenda vetes. Është një kurë për depresionin dhe ankthin. Udhëtimi është diçka që, gjatë karantinës, të gjithë mund ta bëjnë edhe duke lexuar një libër.
- Arti. Universiteti Shtetëror i Michigan-it, pranon që shëndeti i përgjithshëm i njeriut përfshin shumë aspekte dhe rezultatet pozitive të shëndetit përfshijnë qasje të integruar mendore, fizike, sociale / emocionale dhe mjedisore. Prandaj, gjithçka që bëjmë duke i përfshirë emocionet është art. Jo vetëm një shumëllojshmëri e shprehjeve krijuese, duke përfshirë vizatimin, pikturimin ose këndimin, por edhe çdo aktivitet që tërheq plotësisht vëmendjen tonë, duke rritur kështu gjendjen e pranisë, të tilla si kopshtaria, gatimi, shkrimi (siç po bëj tani).
- Duke u kënaqur. Duke qeshur me miqtë, duke hedhur një top për qenin, duke dëgjuar emisionin tuaj të preferuar në Radio, d.m.th Emiliano Toso në Radio K4, ose leximi i një libri ulin nivelin e kortizolit. Serotonina është një kimikate që rregullon shumë prej proceseve tona më themelore – përfshirë modelet e gjumit, kujtesën dhe gjendjen shpirtërore.
– Të kultivosh dhe zbulosh fuqinë e heshtjes është një veprim tjetër i rëndësishëm që mund të praktikoj njeriu. Kemi shumë mundësi për të dëgjuar heshtjen. Ekzistojnë disa lloje të heshtjes, më poshtë janë dy nga më të rëndësishmet:
• Heshtja verbale. Duke filluar me heshtjen e trupit tonë, konkretisht, organin tonë të të folurit, mendja do të ndjekë procesin. Mendja jonë është e angazhuar vazhdimisht në bërjen, organizimin e gjykimeve dhe paragjykimeve dhe proceseve mendore. Shoqëria jonë nuk edukon të dëgjojë dhe nuk lejon që inteligjenca e zemrës të dijë se çfarë të bëjë, kur ta bëjë atë dhe veçanërisht si ta bëjë atë. Për të pasur qasje në inteligjencën e zemrës, është e nevojshme një formë tjetër e heshtjes, e cila supozon një formë tjetër të të dëgjuarit që fillon nga heshtja. Shumica e gjërave që ne bëjmë janë produkt i influencës pa vetëdije. Ne reagojmë ndaj këtyre stimujve dhe veprimet tona bëhen një produkt i veprimeve të pavetëdijshme që kompensojnë plagët e refuzimit, braktisjes, vetmisë, gjykimit. Disa shembuj të heshtjes verbale që mund të praktikojmë gjatë një dite, janë një shëtitje e vetëdijshme në heshtje, në natyrë vëzhgimi i gjërave të vogla që nuk ndalemi kurrë t’i vëzhgojmë, hani vaktin në heshtje të përqendruar në përfitimet që ushqimi i sjell trupit tonë.
• Heshtja mendore. Ka një hulumtim të gjerë shkencor që tregon se heshtja është thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Është interesante të theksohet se frekuencat përgjegjëse për të bërë një tingull të pakëndshëm gjendeshin zakonisht në fjalimin njerëzor, i cili varion nga 150 në 7000 herc (Hz). Frekuencat ofenduese ishin në intervalin 2000 deri në 4000 Hz. Heshtja pra ka potencialin për të rimbushur mendjen tonë dhe ka një ndikim të thellë në rigjenerimin bio qelizor. Ndihmon për të qetësuar emocionet, shkëputur nga situata dhe për të marrë vendime të mençura. Një qenie njerëzore me një mendje të heshtur sheh qartë. Ajo heshtje na flet dhe thotë gjëra që askush nuk mund të na thotë kurrë dhe përmes intuitave, na komunikon në heshtje. Ne zhvillojmë të kuptuarit se kush jemi, pse jemi këtu, cili është qëllimi ynë i jetës.
Një veprim tjetër që kombinohet me dy të parat mund të rezultojë si në një autostradë që kontribuon në mënyrë aktive në ndërtimin e “botës së re”, ashtë që ju mund të ndërtoni ditarin tuaj të përditshëm në të cilin mund të shkruani: kohën tuaj më të mirë, tre arsye për të cilat jeni mirënjohës dhe mësimin tuaj të mësuar. Mendjes i duhet që të përshtatet për të shkuar në drejtimin e duhur, ndërsa po e jetoni ditën, duke e kuptuar që secila është unike.
Ky artikull është shkruar nga pjesëtari i trupave paqeruajtëse të KFOR-it, Nënkoloneli Italian, Nico Caiazza.