– Në këtë datë, të vitit 1992, rock bendi Guns N’ Roses, lansuan video klipin e këngës së tyre të famshme ‘November Rain’, në MTV. Ky video spot 9 minutësh, konsiderohet një nga video spotet më të shtrenjta në botë, që arrin vlerën 1.5 milion dollarë.
– Me 6 Qershor, të vitit 1962, bendi The Beatles, incizuan këngët e tyre të para në studion ‘Abby Road’, në Angli. Grupi incizoi 4 këngë në atë kohë, ku njëra prej tyre ishte kënga ‘Love Me Do’. Këngëtarët për këtë punë u paguan nga 12 dollarë secili.
– Në po këtë datë, të vitit 1969, këngëtari Elton John, publikoi albumin e tij të parë ‘Empty Sky’, në Mbretërinë e Bashkuar. ‘Sky Skyline Pigeon’, është kënga më e njohur e këtij albumi dhe është kënga që këngëtari e performon vazhdimisht në të gjitha koncertet e tij.