Pas katër ndeshjeve të para që u mbajtën javën e kaluar, në kuadër të raundit të 16-të të më të mirëve, sot dhe nesër vijnë katër përballje shumë interesante që do të na mbajnë para ekranit.
Me fillim prej orës 21:00, krye ndeshja e ditës do të zhvillohet në Milano të Italisë, ku Interi në super formë, pret skuadrën e Simeones, Atletico Madrid që po bën shumë mirë në La Ligan spanjolle. Interi vjen si skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në Evropë, ndërsa Atletico njihet për lojën fizike dhe defanzive që e aplikojnë.
Ndeshja tjetër do të luhet mes holandezëve të PSV dhe Dortmundit nga Gjermania. Ndeshja do zë vend në Philipp Stadion, me dy ekipet që dhurojnë futboll të bukur.
Nesër, në të njëjtin termin, prej orës 21:00, do të luhen dy sfida tjera të këtij raundi. Në Portugali, skuadra e Portos pret Arsenalin, ndërsa në stadiumin “Diego Armando Maradona”, kampionët në fuqi të Italisë, Napoli pret Barcelonën.