Ambasada e Hungarisë në Prishtinë organizon ‘Javët e Kulturës Hungareze’, me aktivitete të shumta kulturore dhe artistike, duke sjellur pjesë të kësaj kulture për publikun kosovar.
Programi do të hapet fillimisht me një konferencë për media, për të vazhduar me koncertin e muzikës klasike dhe muzikës jazz.
Radio KFOR-i kontaktoi Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë, për të ditur më shumë për aktivitetet në kuadër të javëve hungareze:
“Javët e Kulturës Hungareze” në Kosovë, do të hapen me koncertin e ‘Pannon Philharmonic Orchestra’, me 20 shtator të këtij viti, duke filluar nga ora 19:00, në ‘Sallën e Kuqe’ në Prishtinë. Ky koncert do të ju dërgoj në një udhëtim muzikor ,në disa prej veprave të kompozitorëve më eminent hungarez të shekullit 19-të dhe 20-të, për të shijuar një mbrëmje orkestrale hungareze”.
Aktivitetet do të vazhdojnë në qytetin e Pejës, ku do të hapet një ekspozitë me fotografi të qyteteve të ndryshme të Hungarisë, ndërkaq aktivitetet do të mbarojnë në muajin dhjetor me një koncert përmbyllës të grupit ‘Kerekes Band’ nga Hungaria.