Me interes të madh pritet të fillojë “Kampionati Evropianë i Futbollit”, sepse aty renditen skuadrat më të forta evropiane.
“Liverpool FC” si kampione aktuale e kësaj gare, do ta ketë sonte sfidën ndaj skuadrës italiane “ Napoli” ku poashtu mbetët të shihet nëse skuadra e “Tottenham”-it nga Londra, do ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar .
“Barcelona” do të udhëtojë në Gjermani tek “Borussia Dortmund” , ndërsa “Real Madrid” do të udhëtojë në Francë tek “Paris Saint-Germain”.
”Inter Milan” rikthehet pas një periudhe, në garën më të fuqishme të futbollit, ku në shtëpi do të mirëpret “Slavia Prague” nga Çekia .
Nga skuadra e Pep Guardiola-s pritet shumë, ku “Manchester City” do të udhëtojë tek “Shakhtar Donetsk” , në Ukrainë.
“Juventus” do të ballafaqohet në Spanjë tek “Atletico Madrid” , ku nuk do të jetë aspak ndeshje e lehtë për italianet .
Skuadra bavarese “Bayern Munich” do të pres “Yllin e Kuq“ nga Serbia, pra këto janë sfidat e gjiros së parë dhe me këto ndeshje do të fillojë edhe kampionati më i fuqishëm në futboll -“Champions League”.