Edhe 7 ditë kanë mbetur, deri në fillimin e UNUM Festival-it, ku pothuajse kanë përfunduar përgatitjet për edicionin më të çmendur deri më sot, me emrat pjesëmarrës më të mëdhenj në botë, siç janë: Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Paco Osuna, Mathew Jonson, Shimza, Butch, tINI, Dyed Soundorom, Raresh, Rhadoo, Ilario Alicante, Priku, Praslea dhe mbi 70 artistë të tjerë.
Radio KFOR-i ka kontaktuar zyrtarin për marrëdhënie me media në UNUM, z Ardin Badivuku, i cili potencoi: “Ne kemi hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve të UNUM Festival-it. I gjithë ekipi ndodhet në Shën Gjin, ekipi i logjistikës dhe ai i skenave. Javën që shkoi, ne e kemi realizuar edhe një pre-party në Tiranë, i cili rezultoi i suksesshëm me një DJ me famë botërore, DJ Solomun. Sa i përket personave të cilët kanë ble bileta online, nga ana ndërkombëtare prin padyshim Franca, pasta Zvicra, Gjermania, por që është shtuar shumë interesimi edhe nga vendet si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ju bëjë thirrje të gjithë të interesuarave që të drejtohen tek biletat online, në faqen zyrtare të UNUM Festival dhe sigurisht të bëhen pjesë e këtij festivali.”
Nga e mërkura, 1 qershor e deri më 6 qershor, në plazhet e Shqipërisë, për një javë rresht, do t’ju argëtojnë 85 artistë të ndryshëm, në 3 skena dhe muzikë pa ndalesë, që nuk do ta harroni kurrë!