Viti 2020 nuk ka qenë aspak i mirë, as për industrinë e filmit, por megjithatë, filmat vazhdonin të prodhoheshin, duke demonstruar më së miri frazën e famshme “The show must go on”.
Ky vit edhe pse kërcënonte të shembte industrinë e filmit, Hollywood-i na ofroi një bollëk ofertash që sfiduan frikën, duke na bërë që të konsumojmë përmbajtje të shkëlqyeshme filmash edhe në kohë pandemie. Radio KFOR-i ju sjell në vijim disa prej filmave më të mirë të vitit 2020:
– “Da 5 Bloods”, nga Kambole Campbell, i publikuar më 10 janar 2020
– “Host”, me regji nga Rob Savage, i publikuar më 30 korrik, 2020
– “Onward”, me regji të Dan Scanlon, i publikuar më 06 mars 2020
– “Tenet”, nga Christopher Nolan, i publikuar më 16 korrik 2020
– “A Beautiful Day In The Neighbourhood”, nga Marielle Heller, i publikuar më 31 janar 2020
– “Hamilton”, me regji të Thomas Kail, i publikuar më 02 korrik 2020
– “1917”, nga Sam Mendes, i publikuar më 10 janar 2020
– “Mangrove”, me regji të Steve McQueen, i publikuar më 15 nëntor 2020
– “I’m thinking of ending things”, nga Charlie Kaufman, i publikuar më 28 gusht 2020
– “Lovers Rock”, me regji nga Steve McQueen, i publikuar më 22 nëntor 2020
– “The Invisible Man”, nga Leigh Whannell, i publikuar më 28 shkurt 2020
– “Rocks”, me regji nga Sarah Gavron, i publikuar më 17 shtator 2020