Janë të shumta aktivitetet që mund të kryhen gjatë pushimeve verore, për të ikur nga vapa verore. Shumë njerëz mendojnë se të shkosh në mal, është zgjidhje e duhur për të përmbushur kohën e pushimeve dhe për tu relaksuar.
Shkuarja në mal, përveç argëtimit dhe shëndetit për trupin, mund të jetë edhe një zgjidhje për të qetësuar veten dhe për të gjetur frymëzim, për më tepër mali mund të jetë një sfidë për veten dhe një bonus për të shijuar peizazhet dhe natyrën. Në Kosovë, ekzistojnë grupe të ndryshme alpinistësh, të cilët pothuajse çdo vikend organizojnë ecje nëpër male, mirëpo edhe kamping. Mjafton që të hyni në rrjete sociale dhe aty do të gjeni alpinistë të ndryshëm, që organizojnë vizita të ndryshme malore, që ju të kënaqeni dhe sigurisht të mësoni më shumë për malet tona.