– Më 1 korrik, të vitit 1963, bendi The Beatles, regjistruan këngët e radhës “She Loves You”, “I’ll Get You”, duke përfunduar regjistrimin e dy këngëve në më pak se katër orë. E publikuar në gusht, të po këtij viti, kënga “She Loves You”, u bë kënga e parë e The Beatles, që arriti me miliona shitje.
– Në po këtë datë, por të vitit 1989, dueti Milli Vanilli publikuan këngën “Girl I’m Gonna Miss You”, nga albumi i tyre debutues “Girl You Know It’s True”.
– Më 1 korrik të vitit 2000, Kylie Minogue ishte në vendin e parë në tabelën e këngëve më të mira, në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Spinning Around’.