Sot (30 qershor), të gjithë do ta kthejmë vëmendjen kah bota qiellore, për të shënuar ‘Ditën Botërore të Asteroideve’, me qëllim të edukimit të publikut për rëndësinë e asteroideve, rolin e tyre në formimin e sistemit tonë diellor, ndikimin e tyre në burimet hapësinore dhe rëndësinë e mbrojtjes së planetit tonë.
Kujtojmë që ‘Dita Botërore e Asteroideve’ u themelua nga astrofizikani dhe muzikanti i famshëm, Dr. Brian May, njëherit pjesëtar i rock grupit “Queen”, pastaj nga astronauti i “Apollo 9”, Rusty Schweickart, kineasti Grig Richters dhe nga Presidentja e Fondacionit ‘B612’, Danica Remy.
Kjo ditë, synon të rrisë ndërgjegjësimin për asteroidet dhe çfarë mund të bëhet për të mbrojtur Tokën, familjet tona komunitetet dhe brezat e ardhshëm nga një ngjarje e mundshme, në rast katastrofe.