Në kuadër të “Javës Evropiane të Mobilitetit”, në Kino “ARMATA”, sonte (16 shtator) duke filluar nga ora 19:00 do të shfaqet filmi “Speed of Life”.
Ky film i regjisorit Peter Ranalli zgjatë 54 minuta, ndërsa për herë të parë është shfaqur në vitin 2011.
“Speed of Life” përcjellë aventurën e Tihomir Dakic, një çiklisti nga Bosnja dhe Hercegovina, gjatë verës së vitit 2010, i cili së bashku me organizatën e tij, lufton në mënyrë kreative për ta bërë qytetin e tij më të qasshëm për biçikleta.
Në film përshkruhet se si Dakic fillon një rrugëtim nëpër Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Itali, për të marrë pjesë në një projekt ndërkombëtar për biçikleta në Itali.
Sipas organizatorëve, “Java Evropiane e Mobilitetit” është iniciativë e cila inkurajon qytetet që të prezantojnë dhe promovojnë masa të qëndrueshme të transportit dhe të provojnë alternativa tjera të lëvizjes kundrejt përdorimit të automjeteve.