Ka shumë filma që për tu prodhuar janë investuar miliona, mirëpo jo çdo herë hasin në suksese dhe pëlqim të shikuesve, pa marr parasysh investimet milionëshe. Përveç shikuesve të filmit, vlerësimet e fundit për filma i japin kritikët profesional, të cilët e kanë edhe fjalën e fundit dhe i jepin epitetin një filmi, si i mirë apo i dështuar.
Në vijim Radio KFOR-i ju sjell listën prej pesë filmave të dështuar, për të cilët pritshmëria e publikut ka qenë shumë e lartë, mirëpo shikuesit kanë dalur të zhgënjyer me të parë filmin:
1. Meet the Spartans (2008), me regjisor Jason Friedberg dhe Aaron Seltzer, me aktorë në rolin kryesorë: Sean Maguire, Kevin Sorbo, Carmen Electra dhe Ken Davitian.
2. Batman & Robin (1997), me regjisor Joel Schumacher, me aktorë në rolin kryesorë: Arnold Schwarzenegger, George Clooney, Chris O’Donnell dhe Uma Thurman.
3. Fifty Shades of Grey (2015), me regjisor Sam Taylor-Johnson, me aktorë në rolin kryesorë: Dakota Johnson, Jamie Dornan, Jennifer Ehle dhe Eloise Mumford.
4. The Room (2003), me regjisor Tommy Wiseau, me aktorë në rolin kryesorë: Tommy Wiseau, Juliette Danielle, Greg Sestero dhe Philip Haldiman.
5. Scary Movie (2000), me regjisor Keenen Ivory Wayans, me aktorë në rolin kryesorë: Anna Faris, Jon Abrahams, Marlon Wayans dhe Carmen Electra.