Institute for Development Policy (INDEP) në Kosovë ka publikuar hulumtimin e tyre me temën ‘Ligji për barazinë gjinore në Kosovë’, për të vlerësuar përmbajtjen, zbatimin dhe hapat e ardhshëm të këtij ligji. Hulumtuesit kanë analizuar disa aspekte të këtij ligji siç janë: mekanizmat institucional për barazi gjinore, mbrojtja dhe trajtimi i barabartë në bazë të përkatësisë gjinore në marrëdhëniet e punës dhe trajtimi i barabartë si dhe mbrojtja nga diskriminimi në baza gjinore në fushën e arsimit.
Radio KFOR-i kontaktoi me koordinatoren e këtij projekti dhe asistenten hulumtuese në ‘INDEP’, Donikë Beqiri, e cila tregoi mbi përfundimet e nxjerra nga ky punim: “Pesë vite pas miratimit të Ligjit për Barazi Gjinore, ligji ende vazhdon të ketë pengesa dhe ngecje substanciale në zbatimin e tij dhe ka tendenca të margjinalizohet brenda sistemit juridik aktual. Kjo për shkaqe të ndryshme siç janë: paqartësia e dispozitave, gjuha obliguese e butë, mungesa e ndërgjegjësimit dhe informimit lidhur me obligimet që rrjedhin nga ligji dhe mënyra se si duhet zbatuar këto obligime’’.
Zonja Donika, ka propozuar edhe disa rekomandime që do të ndihmonin përmirësimin e këtij ligji, duke thënë se ligji për barazi gjinore duhet të amandamentohet për të qartësuar kundërthëniet dhe dispozitat konfuze.
Për të lexuar punimin e plotë, të interesuarit mund të klikojnë në vegëzën: https://indep.info/…/ligji-per-barazine-gjinore-ne-kosove-…/