Nën moton #DIMRI PO VJEN, ‘Termokiss’, ‘Ekolektiv’ dhe ‘GAIA Kosovo’ janë bërë bashkë kundër ndryshimeve klimatike. Pikërisht për këtë, më 6 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00, do të fillojë marshimi për të cilin ne kemi kuptuar më shumë nga anëtari i ‘Termokiss’ Edonis Hashani:
“Global Climate Strike Prishtina është aktivitet nën kampanjën “Fridays for Future” që në Kosovë e kemi nisur në muajin prill të këtij viti dhe kemi mbajtur aktivitete nën ombrellën e kësaj iniciative. Ky marsh simbolizon pakënaqësitë tona për ngrohjen globale, si dhe ndryshimet klimatike që po ndodhin, duke u fokusuar në ndotjen e ajrit, spese e dimë se sa do të jetë ajri i ndotur në sezonin e dimrit në Kosovë. Pas marshit do të mbjellim findanë në dy vende, tek parku i qytetit dhe Stacioni i Autobusëve“.
Sipas raportit vjetor të IPCC planeti ynë ka vetëm 12 vjet kohë, deri sa të mbërrijë në një pikë nga e cila nuk ka kthim pas.