Tash 6 vite më parë, qyteti i bukur i Prizrenit u zbukura edhe me kinemanë ‘DokuKino’ e cila përgjatë tërë kësaj kohe, vazhdimisht ka sjellë tek filmdashësitë repertoar të pasur dhe premiera botërore. Në gjashtë vjetorin e funksionimit, ‘DokuKino’ sjell tek të gjithë oferta dhe premiera botërore, për të cilat na tregoi përgjegjësja e Burimeve Njerëzore dhe Menaxhment në DokuKino, Valtida Shukriu:
“Këtë javë ‘DokuKino’ po feston ditëlindjen e 6-të dhe në kuadër të manifestimit kemi vendosur që të gjithë adhuruesve të filmit të ju ofrojmë ofertë që deri më 8 dhjetor, për 6 ditë me rend pasi është 6 vjetori, t’ju ofrojmë të gjitha biletat e filmave me çmimin prej 2 euro”
Znj. Shukri na informoi se në kuadër të programit të filmit në kinemanë DokuKino janë filmat botërorë si ‘Joker’ e ‘Terminator’ ndërsa nesër, 5 dhjetor do të shfaqen premierat “Countdowns” dhe ‘Last Christmas”.