Pas suksesit të jashtëzakonshëm të edicionit të kaluar të festivalit më të madh ndërkombëtar të muzikës ‘Sunny Hill Festival’, edhe më mbreslënës pritet të jetë edicioni i sivjetmë, i cili do të mbahet me datat 2, 3 dhe 4 gusht, në parkun e Gërmisë, në Prishtinë.
“Këtë vit, festivali do të jetë edhe më madhështor dhe ne sërish do të jemi në qendër të vëmendjes në Evropë. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të jetë ngjarja kryesore e muzikës, artit dhe kulturës në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej”, ka thënë kështu themeluesi dhe udhëheqësi i festivalit, Dukagjin Lipa, duke shtuar poashtu, që këtë vit, për të parën herë në vendin tonë, do të kemi fitues të çmimeve ‘Grammy’ e ‘Brit Awards’, në Prishtinë.
Në mesin e artistëve që sivjet do të marrin pjesë në këtë festival janë: Njomza, Generik, Kida, Ledri Vula, Col2trane dhe DJ që qëndron pas të gjitha këngëve më të dëgjuara botërore, Calvin Harris dhe është ai që së fundmi ka bërë publike pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje të madhe muzikore, mirëpo kjo nuk është lista e plotë e yjeve performues në këtë festival, pasi që ende pritet të zbulohen emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore.