Nesër (27.06.19) në qytetin e Gjilanit përkratësisht në sheshin ‘Agim Ramadani’, duke filluar nga ora 11:30 do të hapet ekspozita e titulluar ‘Dhuna nuk fshehet mrena mureve’, organizuar nga ‘Rrjeti i Grave të Kosovës’. Kjo ekspozitë shpalos tregime të vërteta të grave dhe burrave të cilët kanë përjetuar dhunë në familje.
Po ashtu organizatorët do të informojnë qytetarët se si të përballojnë dhe ku të mbështeten në rast të dhunës në familje, duke sjellur informacione se ku mund të kërkojnë ndihmë dhe drejtësi për raste të tilla.
Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian përmes UN Women dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).