Diskutimet ‘Tru Aktiv Talks’, që organizohen nga blogu ‘Sbunker’ në edicionin e radhës që do të mbahet nesër (27.06.19) në lokalin ‘DiteNat’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00, kanë organizuar diskutim mbi kujtesën e personave të komunitetit të të verbërve në Prishtinë.
Përmes zhanrit të rrëfimit gojor dhe analizës kognitive, kjo temë do të nxjerrë në pah aspekte sociale të diskursit mbi verbërinë dhe mekanizmave për ta përballuar atë në një qytet në të cilin komuniteti i të verbërve përballet çdo ditë. Qëllimi i kësaj teme është që të shqyrtohen gjithashtu mënyrat se si kujtohet e kaluara nga ky komunitet dhe çfarë vendi zë ajo në kuptimin që i jipet të tashmes.
‘TruAktiv Talks’ është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga ‘Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile’ (KCSF).