Festivali më i madh Ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest”, këtë vit promovon barazinë gjinore përmes slloganit “E ardhmja është vajzë”, në programin e të cilit përfshihen gra të shumta pjesëmarrëse.
Bazuar në komunikatën për media, të lëshuar nga organizatorët e këtij festivali, që nga data 3 deri më 11 gusht, 101 regjisore gra marrin pjesë me filmat e tyre, një testament absolut për sloganin “Future is a Girl.
Në njoftim poashtu thuhet se një pjesë e programit këtë vit i dedikohet fuqisë së gruas në programin e kuruar nga bashkëpunëtorët e festivalit Pamela Cohen dhe Sezgin Boynik, të cilët kanë kuruar programin e kinemasë eksperimentale ku të gjitha filmbërëset janë gra.
Sipas drejtorit artistik të festivalit, Veton Nurkollari, përfshirja e grave në numër të madh e bën këtë edicion edhe më të veçantë.
Ndërkaq krijimin e hapësirës për gratë në industrinë e filmit, organizatorët e shohin si shumë të rëndësishme.
Kujtojmë që Dokufest fillon me datën 3 dhe përfundon me 11 gusht.