Adhurues të muzikës elektronike bëhuni gati, sepse shumë shpejt do të filloj Festivali Elektronik “The Summit”.
Festivali Elektronik pritet të mbahet me datat 3 dhe 4 Gusht, në Gërmia Park, te Koshat, në Prishtinë.
Artistë nga vendi dhe e gjithë bota do të jenë me ju për dy ditë me radhë.
Në ditën e parë, më 3 Gusht do të performojnë: Thomas P.Heckmann, Mattia Trani Analog Live, Jork Luka, Keikar Modula Live, Eliss Hybrid Live; kurse ditën e dytë, më 4 Gusht do të performojnë: None of The above, db Deformation Booleenne, Ostflux & Hadone (Live act), Sting Stang dhe Stratos.