– Më 15 tetor, të vitit 2014, Bono kërkoi falje publike pasi albumi i ri i U2, i titulluar “Songs of Innocence”, kishte kaluar automatikisht në bibliotekat muzikore të përdoruesve të iTunes. Albumi ishte shpërndarë falas nga Apple për rreth 500 milionë përdorues, por mënyra e shpërndarjes shkaktoi reagime nga shumë përdorues që nuk e kishin kërkuar albumin.
– Në këtë datë, të vitit 2021, grupi Coldplay publikuan studio albumin e tyre të nëntë, të titulluar “Music of the Spheres”. Albumi përmban këngët “Higher Power”, “My Universe”, “Let Somebody Go”, “Coloratura”, “People of the Pride”, “Biutyful” dhe një version live të “Humankind”.
– Me 15 tetor, të vitit 1973, ikona e muzikës popullore amerikane, Dolly Parton lansoi këngën “Jolene”. Kënga në fjalë, ka pasur një ndikim të madh në kulturën pop dhe konsiderohet një nga këngët më të mira të të gjitha kohërave nga shumë revista dhe kritikë.
– Në këtë datë, të vitit 2003, hapi dyert për publikun Muzeu i Shtëpisë së Louis Armstrong. Me lokacion në lagjen Corona të Queens, të Nju Jork-ut, shtëpia ishte rezidencë e këngëtarit të ndjerë, për një kohë të gjatë.
– Me 15 tetor, të vitit 1988, cover-i i këngës me titull “Red Red Wine”, i interpretuar me fillim nga Neil Diamond, e më pas kënga e ripërpunuar dhe e publikuar nga grupi UB40, arriti që të pozicionohet në vendin e parë, në Billboard Hot 100, katër vjet pas publikimit të saj fillestar.







