‘Initiative for Kosova Community’ (IKC) në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, nesër organizojnë “Panairin e Prodhimeve Bujqësore”.
Ky panair do të mbahet më datat 2, 3 dhe 4 Gusht 2018, në sheshin e qytetit “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00.
Ky panair do të jetë një rast i mirë për të gjithë kultivuesit e prodhimeve bujqësore për ta bërë publike punën e tyre të përkushtuar, por edhe për blerësit.
Në këtë panair treditor të interesuarit mund të mësojnë më shumë rreth llojeve të ndryshme të produkteve bujqësore që kultivohen në Komunën e Ferizajt.