‘Dita Ndërkombëtare e Kujdesit Ndaj Vetes’ çdo vit shënohet me datën 24 korrik dhe ka për qëllim të rris ndërgjegjësimin për ti dhënë rëndësi mirëqenies tonë fizike, emocionale dhe mendore. Kjo ditë synon që të nxisë njerëzit, që ti kushtojnë më shumë kohë vetes dhe të punojnë në përmirësimin e shëndetit. Kujdesi ndaj vetes, është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës së një personi, pasi një trup i shëndetshëm dhe një mendje e qetë ndikojnë pozitivisht në cilësinë e jetës dhe në aftësinë tonë, për të përballuar sfidat e përditshme.
Data e sotme shënohet me aktivitete, ngjarje dhe fushata të ndryshme të organizuara në nivel ndërkombëtar, që inkurajojnë njerëzit të bëjnë ndryshime pozitive në mënyrën e jetesës dhe të ndërgjegjësohen për shëndetin e tyre. Shfrytëzojeni këtë ditë për të ndarë njohuri, strategji dhe këshilla në lidhje me kujdesin ndaj vetes dhe për të promovuar një kulturë të përgjegjshme ndaj shëndetit në nivel global.