– Më 24 korrik, të vitit 1969, në Bronx të Nju Jork-ut, ka lindur këngëtarja Jennifer Lopez.
– Më 24 korrik, të vitit 1976, Elton John shënoi këngën e tij të parë numër 1, në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “Don’t Go Breaking My Heart”, një duet me Kiki Dee. John ishte takuar me Dee, kur ajo ishte duke punuar si një këngëtare mbështetëse.
– Më 24 korrik, të vitit 1977, Donna Summer ishte në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “I Feel Love”.
– Më 24 korrik, të vitit 2019, videoja ikonë e grupit Queen ‘Bohemian Rhapsody’, arriti një miliard shikime në YouTube. Ky moment historik e bëri atë videon e parë të viteve të 90-ta, që arriti një miliard shikime. “Bohemian Rhapsody” u cilësua gjithashtu edhe si kënga më e kërkuar në Google, përgjatë vitit 2018.