Duke marr parasysh që origjina e kësaj dite është e bazuar në parimin themelor të mjekësisë ‘Të Mos Bësh Dëm, Por Të Ndihmosh’, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur që motoja e këtij viti, që shënon ‘Ditën Botërore të Sigurisë së Pacientit”, të jetë ‘Mjekim Pa Dëm’.
Sipas kësaj organizate, objektivat e shënimit të “Ditës Botërore të Sigurisë së Pacientit”, janë rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të publikut, përmirësimi i kuptimit global si dhe nxitja e solidaritetit dhe veprimit global për të promovuar sigurinë e pacientit.
Shënimi i kësaj dite bëhet përmes kampanjave të ndryshme, ku ftohen të gjitha grupet e interesit në sistemin shëndetësor, për të punuar së bashku me qëllim të përmirësimit të mjekimit të sigurt.