– Me 18 shtator, të vitit 1970, kitaristi i njohur amerikan Jimi Hendrix, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij. Ai kishte vdekur si pasojë e përdorimit të madh të medikamenteve dhe alkoolit. Ai konsiderohet si një nga instrumentistët më të njohur në historinë e muzikës rock dhe një nga artistët më me influencë në shekullin XX.
– Në këtë datë, të vitit 2004, këngëtarja Britney Spears, u martua me valltarin Kevin Federline, në një ceremoni private në Los Angeles. Në këtë ceremoni ishin të ftuar vetëm 27 persona, të cilët mendonin se do të ishte vetëm një aheng i zakonshëm.