Sot, më 3 qershor, bateristi i mirënjohur Teoman Ukça, ka lansuar albumin e tij më të ri, të titulluar “Beyond Time”. Eksperienca mbi 30 vjeçare si profesionist i baterisë, e ka bërë që inspirimin për krijime ta gjej kudo, e në një intervistë për Radio K4, z. Ukça ka treguar se qe sa kohë është duke punuar për këtë album i cili po publikohet sot, pikërisht në ditëlindjen e tij: “Për albumin kam filluar të punoj qysh nga vala më e madhe e pandemisë së CoViD-19. Për këngët që janë pjesë e këtij albumi, inspirimi ka qenë pikërisht koha e masave të rrepta të pandemisë dhe pikërisht këtë situatë janë munduar që ta shfrytëzojë për të mirë. Jam munduar që të bëhem sa më kreativ dhe kështu më ka ardhur edhe inspirimi për krijimin e albumit.”
“Beyond Time” është albumi i dytë nga Teoman Ukça dhe siç na njoftoi vet ai, albumin do të mund ta dëgjojmë së shpejti në të gjitha platformat muzikore si dhe adhuruesit mund ta blejnë atë në librarinë ‘Dukagjini’.