Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Art Without Limit International Film Festival”, edicion ky i 3-ti me radhë, do të mbahet nga data 1 deri më 3 dhjetor, 2022, në Kino Armata në Prishtinë.
Festivali i filmit ‘Art Without Limit’ edhe këtë vit po ofron përzgjedhje të re të mrekullueshme të filmave nga e gjithë bota, të zhanreve të ndryshme, si dokumentarë, fiksion/dramë dhe animacion, të cilët do të jenë dedikim për personat me aftësi të kufizuar, ku përmes filmave do të shpalosen ngjarje dhe histori inspiruese, për të përçuar mesazhe pozitive. Në këtë edicion, kanë aplikuar mbi 1.000 filma, por nga ta, janë përzgjedhur 50 filma të shkurtër, të cilët janë pranuar nga regjisorë dhe aktorë të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, e disa nga të cilët kanë punuar dhe luajtur edhe në filma dhe seriale të mëdha, siç janë; Game of Thrones, Gangs of London, Harry Potter, etj.
Informata më të hollësishme për filmat pjesëmarrës të cilët do të shfaqen në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit International Film Festival” si dhe rreth programit të këtij festivali, mund t’i gjeni në faqen: www.awl-filmfestival.com